Qindra mbështetës të Partisë Demokratike janë mbledhur sot në Sheshin “Gensher” për të protestuar. Ata kanë zgjedhur që në formë simbolike kundër çmimit të naftës të fikin makinat dhe të bllokojë qarkullimin në këtë shesh.
Kujtojmë se nafta në vend ka arritur në 245 lekë për litër ndërsa nga PD konsiderohet si një çmim abuziv dhe i papranueshëm.
Bulevardi është bllokuar dhe po krijohet vështirësi në qarkullim për shkak të kësaj proteste. Deri më tani protesta është e qetë ndërsa njerëzit vijojnë të shtohen.
Diskutime rreth kësaj post