Në raportin e organizatës “Freedom House” vlerësohet se gjatë vitit që lamë pas forcat populiste dhe nacionaliste kanë arritur fitore të rëndësishme në shtetet demokratike.
Raporti vlerëson se në nivel global janë shënuar hapa prapa përsa i përket të drejtave politike dhe lirisë, përfshi këtu edhe vende që klasifikohen si të lira, siç janë Danimarka, Franca, Serbia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Liria në botë 2017” vlerëson se për të njëmbëdhjetin vit radhazi shënohet rënie në lirinë globale. Në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira përfshihet Shqipëria dhe Kosova, së bashku me shtete fqinje si Maqedonia dhe Mali i Zi.
Ndër 195 vende të vlerësuara në këtë raport, 45% e tyre janë kategorizuar si të lira, 30% pjesërisht të lira dhe 25% jo të lira.
Diskutime rreth kësaj post