Kryeministri Edi Rama foli sot shërbimet për qytetarët dhe biznesin. Rama tha se revolucioni dixhital i qeverisë vijon, dhe në mandatin e tretë të gjitha shërbimet shtetërore do të jenë në xhepin e qytetarëve, ku do mund të kontrollohen nëpërmjet smartphonave personalë.
Megjithatë kryeministri nuk la pa thumbuar LSI-në dhe kryetaren e saj, Monika Kryemadhi në lidhje me ankesat për stresin që i krijohej maturantëve.
Sipas kreut të qeverisë LSI fuste në Universitet atë që donte, në bazë të teserës së partisë dhe jo të rezultateve.
“Deri para disa vitesh LSI na u hodh në fyt me Monikën për stresin që po i krijohej maturantëve.
Ishte stresi që i krijohej LSI-së sepse nuk mundej të fuste në universitet kë të donte që si rezultat kishte teserën e LSI-së”, – u shpreh Rama.
Diskutime rreth kësaj post