Analisti Ben Andoni paralajmëron se pas skandalit të nxjerrjes së pagave të qytetarëve, na presin skandale edhe më të rënda.
Deklarata e Andonit:
“Është diçka më e dhimbshme sesa kaq sepse i gjithë procesi i dixhitalizimit po përpiqet të kalohet online. Ti e shikon që ky shtet me bazamentin që ka, edhe antropologjia sociale ka shumë probleme me dixhitalizimin dhe do të ta shpjegoj këtë. Në momentin që Rama e tregon dixhitalizimin, që është një nga proceset më avangardë të pushtetit të tij, ti tregon që me strukturën që ke ngritur. Ti ke ligj, por aman nuk je i zoti që ta sendërtosh. Ti kundërshtove diçka kur të tha për komisionerin.
Ke 44 komisionerët ke hallka të tilla që i paraprijnë situatave të tilla dhe ky komisioner nuk është për të fjetur gjumë. Është për të thënë kujdes se rrezikohesh nga kjo gjë. Janë rregulloret e brendshme që njerëzit e dinë, por këta jo vetëm që nuk e bëjnë, por këta të shesin materien. Por kjo e sotmja nuk mendoj se ka dalë nga shteti. Kjo është nga ata që duan ta sfidojnë shtetin. Kur përmenda antropologjinë sociale, do iu them një shembull nga historia. Ka qenë në atë kolhë vetëm telegrafi dhe gjërat sekrete jepeshin gojarisht përmes ambasadave dhe një vendim i Musolinit, për t’i shkuar qeverisë shqiptare jepej përmes ambasadave. Mbas 3 ditësh pasi kishte ardhur emisari shqiptar muhabeti i Musolinit flitej në gjithë kafet shqiptare. Kjo është banale. Llogarite sigurinë kibernetike në vend.
E para tek IT që nuk janë profesionist, që nuk kanë as sensin e personazhit burokrat dhe mbi të gjitha nuk dinë pjesën sensitive që bën shteti. Këtë që tha Fuga, sot tregon që shteti shqiptar fle akoma dhe ne na presin skandale të tjera në ditët në vazhdim që do të jenë më të këqija. Këtë e kam edhe nga ajo që dëgjoj nga njerëzit. Ç’është me e kësaj në vendin tonë këto po relativizohen dhe nesër kjo s’ka për të bërë më përshtypje, sepse do të dalë diçka tjetër.”, tha Ben Andoni.
Diskutime rreth kësaj post