Shpallja kampion bote e Florian Markut ka bërë jehonë kudo. Boksieri shqiptar ka marrë mesazhe urimi nga shumë personazhe publike dhe jo publike, anembanë botës.
Për arritjen spektakolare të djalit të tyre, nuk kishte sesi të mungonte as reagimi i prindërve të tij.
E para që ka reaguar, ka qenë nëna e Florianit, e cila në llogarinë e saj private në Facebook ka shkruar:
“Urime shpirti mamit…”.
Mes fotove të suksesit tij ku gjendej edhe ky urim i nënës ka shkruar edhe babai i tij, i cili ka ripostuar mesazhin dhe fotot e bashkëshortes nën urimin:
“Na nderove si gjithmonë o shpirt.”
Diskutime rreth kësaj post