Një vit më parë një shqiptare, e cila punonte si pastruese në shtëpinë e një biznesmeni belg inskenoi një situatë të denjë për filma. Fqinjët e gjetën më duart e lidhura duke bërtitur me të madhe:
“Na kanë vjedhur, na kanë vjedhur.‘‘
Pasi u lajmërua policia biznesmeni 72-vjeçar u gjet me fytyrë të përgjakur në dhomën e gjumit. Ai kishte marrë plagë të rënda në kokë dhe u dërgua në spital.
Pasi nisëm hetimet u zbulua autorët ishin Robert I., Sakip K. dhe Avni O. Deri këtu të gjitha janë normale për një vjedhje, por ajo që është e pazakontë në këtë histori është se pastruesja shqiptare i njihnte të gjithë hajdutët dhe madje ajo u kishte dhënë udhëzimet.
Policia belge zbuloi se ajo kishte folur në telefon me ta. Të gjithë personat e përfshirë në këtë ngjarje janë dënuar me nga shtatë vite burg, kurse Avni O. u dënua me 8 vite.
Shqiptarja është shkrehur në lot, pasi i kanë komunikuar dënimin. Ajo pretendon se është e pajafshme dhe se ky dënim është një barrë e madhe për të.
Diskutime rreth kësaj post