Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për media ku ka paralajmëruar padi penale ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të posaçëm.
Berisha i cilësoi “individë që përdorin ligjin për antiligjin për të dhunuar të drejtën”, ndërsa shtoi se ata i kanë shpallur “luftë” opozitës.
“Ne kemi dërguar vazhdimisht dokumente, dosje në SPAK dhe kemi konstatuar se ato janë arkivuar dhe nuk është bërë asnjë veprim mbi bazën e tyre, sado që kanë qenë jashtëzakonisht të rëndësishme.
Të them të vërtetën, sado që publikisht kam bërë thirrje për dëshmitarë të penduar, nuk kam asnjë siguri se këta mercenarë të ligjit dhe të drejtësisë nuk do u bëjnë gjëmën atyre që do tentojnë apo që do të dëshironin hollësisht.
Por kjo të jesh e sigurt që është reale, ai ka bërë presion, ata kanë bërë presion. Por, siç e sheh ti, aty nuk ka vullnet për t’u hetuar Erion Veliaj.
Unë jam absolutisht për zbatimin e ligjit për çdo përgjegjës. Mirëpo kur shoh që një nënpunës aty, burgoset se ka firmosur, nuk them që nuk ka shkelur ligjin, jo, kurse përdoret ky mandat kundër tij.
Se çfarë janë ato 15 mandate, tre janë të reja, 12 janë të vjetra, po pse u lëshuan ato? Ato u lëshuan për të mbuluar si mburojë Erion Veliajn, për të thënë ja 15, këta po punojnë. Aty mbulohet Erion Veliaj me këto.
Le që këta nuk kanë kërkuar asnjë të penduar se e dinë se çdo i penduar i çon te Edi Rama, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi.
Një vajzë ka qenë kurajoze dhe e ka denoncuar vetë. Të tjerë janë aty brenda. Guxojnë ata të flasin?
Ata kanë marrë një akuzë, po është të tallësh me akuzën, të duash ti Taulant Tusha, shpërdorim detyre. Ajo është vënë si marrëveshje që ai të mos flasë për Erion Veliajn”,-tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post