Kryeministri, Edi Rama, ka paralajmëruar edhe një herë ndërtuesit e mëdhenj të pallateve pa leje në Shqipëri. Nga fjalimi i tij në Lalëz, Rama tha se ndërtuesit nuk do të gëzojnë asnjë metër që kanë ndërtuar pa leje, ndërsa nuk la pa përmendur prokurorë dhe persona në administratë të korruptuar, të cilët lënë ndërtuesit e mëdhenj të ndërtojnë në qetësi pa leje, ndërsa dënojnë qytetarë të thjesht, siç është rasti i të moshuarës, e cila përfundoi në gjyq për kotecin e pulave.
Rama solli rastin e kotecit pa leje në Vlorë si edhe rastin e këngëtarit, Bojken Lako.
“Dua të nënvizoj se akoma kemi probleme me ndërtimet. Sigurisht kemi akoma ndërtime pa leje, por kemi dhe ndërtime me leje. Pa mbyllur historinë e ndërtimeve pa leje dhe ngacmimin e territorit jashtë planeve dhe pa rritur cilësinë e ndërtimeve të destinuara për turizë. Do ta shtrëngojmë më shumë masat për ndërtimet pa leje. Askush nuk do të gëzojë as një metër pa leje. Të mendojnë vetë ca do bëjnë, do ti dhurojnë, do ti blejnë me çmimin e tregut plus çmimi i indeksuar ose do u konfiskohen. Jemi ndjerë të turpëruar për fajin e llumit që gëlon në sistemin e drejtësisë bashkë me llumin në policinë e shtetit, e kanë shumë të lehtë të çojnë prokurorët te ndërtuesit e mëdhenj. Rastet flagrante i janë bërë publike, një kotec, një avlli, dritaret e famshme të Bojken Lakos dhe e kanë të pamundur që të veprojnë ndaj kateve pa leje në mes të Tiranës, që janë më pak nga se kanë qenë më parë. Prokurorët e korruptuar që s’kanë kaluara akoma vetingun”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post