Jemi vetëm dy ditë larg zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare dhe duket se tensionet mes opozitës dhe Partisë Socialiste janë rritur.
Ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Maqellarë, ku u ndalua një makinë brenda të cilës kishte para që dyshohet se do shpërndaheshin për votuesit në këmbim të votës, ka bërë që kandidati i PD-së për deputet i qarkut Dibër, Xhelal Mziu të japë deklarata të papranueshme.
Gjatë një takimi elektoral, Mziu iu ka bërë thirrje qytetarëve që të njoftojnë çdo rast të tentativës së blerjes së votës, ndërsa paralajmëron se do e pësojnë “si ai i Elbasanit” për ata që tentojnë të korruptojnë.
“Kemi ngritur grupet e gatshme. Nga sot e në vazhdim, çdo person i dyshimtë që lëviz në lagjet tuaja, mjafton një telefonatë dhe ai do ta pësojë njësoj si ai i Elbasanit”, – kështu deklaroi para qytetarëve Mziu.
Ngjarja e rëndë e ndodhur në Elbasan, ku persona të armatosur pjesë e “strukturës për mbrojtjen e votës së PD” qëlluan për vdekje mbështetësin e PS Pjerin Xhuvani dhe plagosën katër të tjerë, ka bërë që në ditët e fundit të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit të ndihet tensioni mes palëve politike.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post