Myslimanët në Zvicër po kërkojnë që të hiqet kryqi i bardh në flamurin zviceran sepse simbol i krishterë “nuk përkon në Zvicrën e sotme multikulturore”, shkruan poqarinews, transmeton zeri.info.
Grupi mysliman i cili qëndron prapa kësaj ideje quhen “të dytët”, dhe kanë filluar një kampanjë në tetor të vitit të kaluar për të urdhëruar qytetarët e Zvicrës që të ndryshojnë flamurin në diçka që është më pak ofensive ndaj myslimanëve.
Ky propozim nuk është pritur mirë në Zvicër. Sylvia Fluckiger, këshilltare në partinë konservative të popullit, ka thënë se kërkesat janë të papranueshme. “Nuk ka asgjë që mund të ndryshohet në flamurin tonë. Kërkesat janë tërësisht të papranueshme. Herën tjetër ata do të na kërkojnë ta ndryshojmë edhe kushtetutën”, transmeton zeri.info.
Ndërkohë Mraianne Binder, zëdhënëse e partisë së qendrës së djathtë krstian-demokrate ka thënë.
“Vetëm edhe kjo na ka munguar, ta ndryshojmë flamurin tonë. Flamuri i Zvicrës është pjesë e identitetit zviceran, pasi që na thërret të gjithëve të angazhohemi…madje edhe emigrantët”.
Ndërkohë Stefan Brupbacher, sekretar gjeneral nga partia liberale, ka shtuar. “Kjo është e palogjikshme. Kryqi zviceran është një vlerë shumë e suksesshme në botë. Është një simbol i suksesit dhe i cilësisë. Ne do të mbështetemi në të, nga dashuria që kemi për Zvicrën”, ka përfunduar ai.
Diskutime rreth kësaj post