Bakir Izetbegoviç, udhëheqësi i muslimanëve të Bosnjës ka bërë të ditur se ata po përgatiten seriozisht për një skenar konflikti.
Siç bën të ditur gazeta kroate Jutarnih List, Izetbegoviç tha se edhe pse beson se do të shmanget një luftë e re në Bosnje-Hercegovinë, shton se vendi do të përgatitet për atë skenar.
“Unë nuk arrij të imagjinoj se dikush do të guxonte të fillojë një konflikt përsëri në BiH (Bosnjë-Hercegovinë) … por kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të reagojmë dhe të përgatitemi për çdo skenar të mundshëm”, tha Izetbegoviç, i cili aktualisht kryeson presidencën tre-palëshe të BiH.
Ky ka qenë komentimi i tij mbi një deklaratë të mëparshme të bërë nga kreu i qeverisë së njësisë muslimano-kroate në Bosnjë, Federata e BiH.
Federata muslimano-kroate është ana tjetër e medaljes së Republika Srbska, pra rajoni që drejtohet nga kroatët dhe boshnjakët muslimanë. Kurse Konfederata ka një presidencë të përbashkët dhe një qeveri qendrore.
Fadil Novaliç dy ditë më parë foli për nevojën për forcimin dhe shtimin e industrisë ushtarake të rajonit muslimano-kroat si përgjigje ndaj agresivitetit të Republika Srbska.
Ndërkaq, Izetbegoviç ka deklaruar se nuk kishte asgjë të gabuar nëse fuqizohen fabrikat ushtarake në BiH, pasi rritet prodhimi dhe shitjet, natyrisht për të gjetur edhe tregje të reja, transmeton tesheshi.
“Ne me siguri nuk do të shpenzojmë qindra milionë dollarë dhe euro për blerjen e sistemeve të raketave apo aeroplanë siç fqinjët tanë janë duke bërë. Të jem i sinqertë, unë nuk e di pse ata kanë nevojë për këtë, por ne do të fuqizojmë industrinë tonë të mbrojtjes”, tha Izetbegoviç , dhe shtoi se “kjo mund të jetë e rëndësishme jo vetëm nga këndvështrimi komercial”. “Ne do ta bëjmë atë për tregun, por edhe për Qoftëlargun” tha ai.
Izetbegoviç, i cili përfaqëson boshnjakët (muslimanë) në Presidencën e BiH dhe është kreu i partisë më të madhe në vend, Partia e Aksionit Demokratik, ka deklaruar se përpjekjet e Republika Srbska për të krijuar një Forcë të Armatosur nuk do t’i gjejë bosnjakët në gjumë, por të përgatitur dhe në gatishmëri.
Diskutime rreth kësaj post