Deputeti i opozitës në ikje, Myslim Murrizi ka depozituar në SPAK një kallëzim penal për dy tendera të bashkisë Lushnje. Murrizi akuzon ish-ministrin e Bujqësisë Edmond Panariti dhe ish-sekretarin e Përgjithshëm të kësaj ministri në vitin 2013, Vojo Bregu se kanë abuzuar me fondet publike. Murrizi ka paralajmëruar Panaritin pasi ky i fundit do ta hedhë në gjyq se do të ketë të tjera denoncime nga SPAK.
Postimi i Myslim Murrizit:
“Se pari Moke une nuk dal neper tv me pagese e as duke me urdheruar padrinot se une nuk paguaj kurre para per te dale neper ekrane dhe nuk kam e nuk kam patur padrino kurre ne jeten time veç te madhit ZOT dhe PRINDERVE te mi. Se dyti Moke une drejtesis jam drejtuar dhe drejtesise ja kam lene dosjet, e nuk jam si soj i piste i partise qe ti i jargaviteshe para vitit 1990 qe te bej hetuesin, prokurorin dhe gjygjtarin e te jape denime apo te shpall armiq apo fajtore. As kam aluduar e as kam konkluduar se çfare je ti Moke hajdut apo i ndershem por ne te drejten time qe per kete nuk pjerdh askend e aq me pak vemje dhe enuke qe kane jetuar 60 vjet si kermilli, kam bere nje kallezim penal dhe eshte drejtesia ajo qe do ta vleresoj kete kallezim.Ashtu siç bera kallezim penal per 3 ish ministra te mbrojtjes dhe per ministrin e brendeshem vjet per tenderat e uniformave.
Une kam 30 vjet Moke qe e caktoj vete se kur bej pushim e kur bej pune sepse nuk kam aga mbi koke e nuk jetoj kurre duke mbajt çantat shefave apo duke ju lepire menderen kujdo kapo te pushtetit si zotrote sa Enverit sa Ramizit sa Nanos sa Berishes Bashes Metes e kujdo qe ka qene ne kartiken e pushtetit.Ne TV shkoj kur me ftojne dhe tek cili me fton Moke pa paragjykuar asnje TV si mik apo armik. Une nuk shqetesohem per cilindo qe mund te me bej kallezim penal per gjera qe nuk kane lidhje me mua Moke apo per tendera qe nuk kane as firmen time e as une kam pergjegjesi publike per to.Ti Moke nese nuk ke asnje lidhje me kallezimin tim, pse shqetesohesh???
Ke hallin e kohes time apo pse une kam harxhuar 30 fije leter???
Psh Moke ,une do qeshja me lot nese Ti, Vojo apo “ zjarrefiksja” vullnetare do me paditnit mua per :floririn e humbur ne kerrabe, per vagonat e trenit, per shitjen e çezit, per gerdecin, per rrugen e kombit, per 21 janarin, per firmat piramidale, per tenderin e unazes, per shembjen e pallatit ne Vlore ,per ppp, per konçensionet e rapiskanit,te aleatit, te portit te aeroportit per bankersin e famshem per taksen Majko e per shume e shume pislliqe te tilla.Ti çfare ke qe ben ciu ciu ne fb Moke dhe ke tre dite qe ke prish rehatin e pushimeve???
Une Moke ky jam dhe ky kam qene gjith kete periudhe 30 vjeçare por normal qe ti nuk me njeh se nuk kam qene kurre ne pushtet, se ti nga viti 1980 njeh vetem ata qe kane patur pushtet dhe te kane patur si sherbetore.
Une o Mond Panariti nuk kam qene spiun sigurimi e as antare i ppsh, po Ti Mond a ke qene????????? Shume shpejt Mond do te depozitoj ne SPAK edhe kontratat e fameshme te dhenies se tokave me qera nga i fameshmi Bangladeshasi Obaidul Karim qe mori shtetesin per 67 ore qendrim ne Shqiperi dhe mori 1140 hektare toke ,e sot nga burgu kerkon shtetit Shqiptare 1 milion euro.
Dhe nje falenderim per “ zjarrefikesen” vullnetare qe do shuaj Major Myslimin. Une kam disa kerkesa per “ zjarrefikesen” e vete ofruar. E para duhet te kete uje edhe shkume te cilesise se larte. E dyta te jete ne gjendje pune dhe te ndezi vete jo me te shtyre.E treta te jete jo shume e amortizuar dhe te kete bere pak kilometra qe te mos kete nevoje per motorr amortizatore apo kamje. Dhe e fundit te jete gati sa ti ngrihet pak Major Myslimit ( temperatura) se pastaj nuk ka vlere se ne vend se te me shuaj mua, mund te digjet vete “ zjarrefikesja” dhe ku te gjej partia “ zjarrefikese” te tille pa pagese.”-shkruan Murrizi.
Video:
Diskutime rreth kësaj post