Deputeti Myslim Murrizi paralajmëron zhvillime të reja. Ai tha se ka 2 raste që do t’i çoj në SPAK. “Kam një tender 6.3 milionë euro për sistemit e ujitjes, por që nuk ekziston, nuk e di se ku kanë shkuar ata para.”-deklaron ai gjatë diskutimit.
Deklarata e Murrizit:
“Në fushatë që ndaloheshin prokurimet, këta jepnin tendera për zorrë uji në Lushnjë. Del Rama dhe bën spektakël gjoja sikur nuk e di se si jepen tenderat. Ku shkuan paratë e rilindjes urbane? 8 herë janë shtruar pllakat në bashkinë e Divjakës. Pse nuk flet më Erion Braçe? Pse nuk flet më për shtëpia që plasariten nga Bankersi apo për privatizimin e plazhit të Divjakës? Unë kam 2 raste që do t’i coj në SPAK. Kam një tender 6.3 milionë euro për sistemit e ujitjes, por që nuk ekziston, nuk e di se ku kanë shkuar ata para. Është jnë tender i dhënë nga ministria e Bujqësisë.
Unë do të padis ministrin e Bujqësisë që ka bërë këtë tender se ia ka vënë çmimin një lopë 3.1 milionë euro. Unë kështu denoncova edhe uniformat e policisë, që pasi lahen një herë shpëlahen si peshqirë banjosh edhe pse kushtojnë si Versaçe. Unë u them atyre që janë arrestuar si zyrtarë të dorës së dytë dhe të tretë të tregojnë dhe të dalin jashtë”, tha Murrizi.
Diskutime rreth kësaj post