Deputeti Myslim Murrizi nuk i fsheh më planet për krijimin e një partie politike. Ai tregon se kur do të marrë jetë projekti i tij lidhet me reformën zgjedhore.
“Do ta shikojmë këtë vendim në varësi të Kodit për një lëvizje politike për të mos ngelur peng dhe për të mos pritur minutën e fundit, të listave të fundit që çohen në komision në momentin e fundit.
Ditën që do ta kalojmë në kuvend sistemin zgjedhor me lista të hapura o rajonale o kombëtare. Sa të kalojmë Kodin do ta shikoni dhe lëvizjet”, deklaroi Myslim Murrizi për A2.
Formimi i partisë nis nga grupi parlamentar demokrat, kryesimin e të cilit e mori duke larguar Rudina Hajdarin.
“U gjykua që të ketë një lëvizje. Ai grup mbahet në marrëdhënie miqësore dhe në respekt me njëri tjetrin, nuk është se kemi rregulla po statute. Nuk është ende parti politike”, shtoi Murrizi.
Diskutime rreth kësaj post