Ish-deputeti demokrat Myzlim Murrizi, ka ironizuar 2 Kuvendet e Partisë Demokratike të mbledhur në harkun kohor të 7 ditëve, në 11 Dhjetor i Sali Berishës dhe sot Kuvendi i thirrur nga Lulzim Basha.
Ai shprehet në një postim në rrjetet sociale se dy Kuvendet e PD-së janë si kthim buke mes krushqive, por të dy bëhen të shtunën si dasmat e vajzave në kohën e komunizmit.
Sipas tij, të dy slloganet janë njësoj, të kopjuara nga enverizmi i djeshëm, teksa shton se sot në Pallatin e Kongreseve dëgjoi të njëjtën gjë si “Rilindja”, që thoshte “si do jetë PS sot, do jetë Shqipëria nesër”.
Murrizi e pyet sërish Bashën për numrin e ish-komunistëve që janë ende deputetë të PD-së apo anëtarë të Këshillit Kombëtar, ndërsa thotë se ka informacion se në të gjithë qarqet, PD ka të paktën një deputet ish-sigurims.
Postimi i plotë:
“Dy “ kuvende” te PD si kthim buke mes krushqive. Te dy mbahen dite shtune, si dasmat e vajzave ne kohen e komunizmit. Si nuk u be nje si dasem djali per te djele mor anan???? Dy slloganet e soteme njelloj si slloganet e rilindjes te kopjuara nga enverizmi i djeshem
Rilindja thoshte si do te jete PS sot do te jete Shqiperia neser. Te njenjten gje degjova edhe sot nga pallati i kongreseve Si do te jete PD sot, do te jete Shqiperia neser. Te dyja jane huazim i everit dhe enverizmit qe thoshte si do te jete rinia sot do jete Shqiperia neser dhe per 45 vjet te gjithe e pame si u be Shqiperia. Sllogani i dyte i ngjashem eshte: Bashkeqeverisja me Qytetaret.
Rilindja ka bere agjensi Shteterore per bashkeqeverisjen, sot pashe qe PD po krijon Aleancen Qytetare
E vetmja gje e mire qe u belbezua sot ishte ndarja nga “ komunizmi dhe komunistet”, ndarja nga ata qe kane sherbyer ne rregjimin komunist.
Them u belbezua se kurre nuk mund ta besoj kur del nga goja e nje hipokriti qe ne shtator 2017 heshte si gure varri kur une pothuajse ne çdo mbledhje grupi parlamentare kerkoja qe 43 deputetet te mernin çertifikaten e pastertise se figures per lidhjen me ish sigurimin e Shtetit
Nje pyetje te drejperdrejt per Bashen. Sa ish spiune sigurimi dhe ish komuniste apo sherbetore te rregjimit ka sot ne grupin parlamentar prej 59 deputetesh te firmosur nga Z Basha?? Sa ish spiune sigurimi , ish komunist dhe ish zyrtare te komunizmit ka ne 500 antare te keshillit kombetare te PD????
Sa nga kjo kategori e peshtire jane ne kryesine e PD?? Sa jane drejtues te degeve te PD dhe antare te kryesive te degeve te PD??? Sa ish hajdut administrate, ish ministra, zv ministra, drejtor te pergjithshem, drejtore drejtorie e drejtore rajonal ka ne 500 antare te keshillit kombetare??
Dhe duke qene se kam jo pak informacion rreth dosjeve te sigurimit te shtetit po e pyes qe nese ka nje qark qe nuk ka deputet ish spiune sigurimi, do te berrtas me te madhe BINGO”, shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post