Kuvendi i Shqipërisë ka ndryshuar përbërjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore ku pritet të miratohet se shpejti.
Mësohet se ky komision nuk do të ketë më 18 anëtarë por vetëm 10, ndërsa në krye do të jetë Damian Gjiknuri ndërsa nga opoizta Korab Lita.
Nga ana e opozitës është dorqëhequr Rudiana Hajdarin për t’ia lënë vendin Myslim Murrizit.
Përkatësisht anëtarët e PS janë Damian Gjiknuri, Blerina Gjylameti, Bashkim Fino, Klotilda Ferhati dhe Alket Hyseni.
Anëtarët e opozitës së re të dalë nga listat e PD-së do jenë Korab Lita, Myslim Murrizi dhe Andi Përmeti.
Anëtarë nga grupi i Pavarur, Ralf Gjoni dhe Nimet Musaj. /albeu
Diskutime rreth kësaj post