Deputeti i opozitës së Myslim Murrizi shprehet se ka një pakt të fshehtë Rama-Basha. Ai tha se Basha nuk është i sinqertë me demokratët.
Murrizi tha se “u denoncuan nga dy anëtarë kryesie të PD-së 3.5 milion euro tendera dhe u fshi nga të gjitha faqet pasi shkoi dhe u kollit.”
Një vit pasi Kryesia e Partisë Demokratike vendosi në mënyrë unanime shkarkimin nga funksionet dhe anëtarësia të deputetit Myslym Murrizi, ky i fundit duket se nuk ka asnjë kontakt me ish-kryetarin e partisë Lulzim Basha.
Murrizi: Siç i mbajnë gjithë të tjerët, ai ka një vit që nuk del gjëkundi, sot e pashë që kishte dalë. Siç takohet me të tjerët takohet dhe me mua. Nuk di që ka takuar të tjerët dhe më paska lënë mua pa takuar. Nuk ka takuar njeri përveçse me 2 mars që e urdhëruan të çojë demokratët atje dhe su dhanë rimbursimin e lekëve të naftës. Se mos po mblidhet Kryesia atje, apo Këshilli Kombëtar. Tani ka ikur fare nga Tirana, ka vajtur te rezidenca afër Elbasanit. Por unë nuk jam në gjak me kryetarin e PD, nuk jemi zier për tokë, as për pronë, nuk kemi konflikt interesi.
Nuk jam vrarë me të, por ai më së pari duhet të këmbëngulte. Nuk është i sinqertë me demokratët, prej 7 vitesh në opozitë ka premtuar se do të ndryshojë sistemin dhe reformën territoriale. Nuk i qëndron asnjë lloj kauze të atyre që ka lançuar prej vitesh. Ulet me çirakun e Ramës, më mirë të ulet vetë me Ramën, data po afron se kanë 3 vjetorin. Kur e kanë me 17 apo 18 maj se është një ditë që përkon me një festë. Për ta ripërtërirë se e kanë pazarin. U denoncuan nga dy anëtarë kryesie të PD-së 3.5 milion euro tendera dhe u fshi nga të gjitha faqet pasi shkoi dhe u kollit”, tha Murrizi për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post