Mëngjesin e sotëm u publikua dokumenti që tregon se në Kuvend është protokolluar kërkesa për shkarkimin e Rudina Hajdarit si bashkëkryetare e komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore dhe vendin e saj në këtë komision pritet ta zërë Myslim Murrizi.
Mirëpo pavarësish këtij ndryshimi Hajdari shprehet se nuk do të heqë dorë nga listat e hapura dhe e ftuar në A2CNN ka zbuluar edhe lëvizjen e saj të radhës.
Hajdari zbuloi se nesër do të mbledhë një konferencë me përfaqësues të shoqërisë civile dhe grupe interesi.
“Unë do ta vazhdoj betejën time për hapjen e listave. Kam marrë mbështetje nga shoqëria civile dhe grupe interesi. Nesër do i mbledh në një konferencë, e cila do ketë mbështetje të gjerë dhe do tregojë sa e rëndësishme është sot të kemi një ndryshim thelbësor” – tha deputetja Hajdari.
Diskutime rreth kësaj post