Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka reaguar pas padisë në SPAK nga deputeti Myslim Murrizi për një tender lidhur me sistemin e vaditjes me pika në Bashkinë e Divjakës.
Panariti thotë se një tender i tillë nuk është bërë kurrë nga Ministria e Bujqësisë kur drejtohej prej tij.
Ai më tej i sugjeron Murrizit që të “korrigjojë shënjestrën e opozitarizmit”. Kujtojmë se aktualisht Panariti shërben në kabinetin e presidentit Ilir Meta si drejtor.
Reagimi i plotë i Panaritit:
“Korrigjo shënjestrën e opozitarizmit Z. Murrizi!
U njoha me padinë më unike në botë ndaj Ministrisë së Bujqësisë të kryer nga opozitari i opozitës Murrizi.
Padi për diçka që nuk ka ndodhur kurrë!
Pra një padi për diçka që nuk ekziston!
Sepse nuk ka patur, dhe nuk ka tender të organizuar nga Ministria e Bujqësisë për sistem të vaditjes me pika me ujë të lumit Shkumbin për Bashkinë e Divjakës, siç deklaron prej kohësh paditësi opozitar i opozitës!
Nuk ka!
Kjo është lehtësisht e verifikueshme
Pra është qesharake të paditësh pa objekt padije.
I vetmi investim madhor i realizuar në Sistemin Kombetar të Vaditjes, ka qenë ai i Bankës Botërore, i kryer për infrastrukturën e digave dhe të kanaleve të para dhe të dyta të vaditjes.
Një ndër ndërhyrjet më të suksesëshme në sistem.
Dorëzuar me çelsa në dorë me funksione të plota vaditjeje, Bashkive përfituese që prej afër 5 vitesh.
Prandaj korrigjo shënjestrën e opozitarizmit tënd zoti Murrizi!
Kaq.” – shkruan Panariti.
Diskutime rreth kësaj post