Deputeti i PD-së Myslim Murrizi ka befasuar me deklaratën duke u shprehur se Partia Socialiste donte zgjedhje të parakohshme pas djegies së mandateve nga demokratët, por ndërkombëtarët nuk i kanë lejuar.
“Pas gjithë breshërive të vendimeve të Byrosë Politike të PD, për shpalljen armik, thash se këta erdhën për ta rrëzuar Ramën dhe më rrëzuan mua. Unë nuk shoh që zgjedhjet e parakohshme janë vetëm në dorë të shqiptarëve, në bindjen time me aq informacione sa kam, ditën që PD e ka braktisur kuvendin, ka pasur dëshirë edhe kjo mazhorancë të ikte dhe vendi të shkonte në zgjedhje, nuk i kanë lënë.
Nuk i kanë lënë, dhe po ta shikosh ka dy ditë që zyrtari i DASH nuk flet më për zgjedhje, por për burgje. Si duket edhe në burg do me i mbajt mirë këtë pjesën e baballarëve të tyre. Ka ardhur enkas për burgje”, tha Murrizi në Ora News.
Diskutime rreth kësaj post