Hapja e plazheve dhe lejimi i dasmave janë dy nga pyetjet që qytetarët po i bëjnë dy javët e fundit qeverisë. Kryeministri Rama u pyet ditën e sotme nga qytetarët për këto dy çështje na tregoi se duhet të presim disa ditë apo javë për ta marrë përgjigjen.
Qytetari: Përse janë bllokuar plazhet?
Rama: Ti ke ndonjë det privat, dhe nëse ke dhe mund të ruash distancën nga të tjerët mund të shkosh dhe unë e di që nuk ka ndonjë det privat. Nëse shikoni masat e Greqisë, në plazhet private për një numër të kufizuar kanë lënë hapësirë, të tjerët jo.
Qytetari: Ne muzikantët që mbahemi me dasmat si do t’ia bëjmë? Ti je artist, e kupton vetë që ne nuk mund të bëjmë punë krahu!
Rama: E kuptoj, por unë kam një punë krahu pak më ndryshe sepse nuk më duhen dasmorë kur shkarravis, por çfarë të them. Bëj durim dhe të shpresojmë që më herët s’e vonë, do të lirohet edhe përsa i përket dasmave. Kam parë në disa vende jashtë që kanë lejuar dasmat jo më shumë se 10 veta, por këtë do ta shikojmë në vijim.
Diskutime rreth kësaj post