Kryeministri Edi Rama nga Vjena ka deklaruar se muxhahedinët iranianë në Shqipëri janë pjesë e një operacioni humanitar dhe jo politik. Në një komunikim me gazetarët shqiptarë, Rama tha se qëndrimi humanitar i opozitës iraniane në Shqipëri është shkruar edhe në marrëveshje.
Kryeministri shqiptar theksoi se vendi nuk ekspozohet nga një kërcënim i mundshëm si rrjedhojë e përballjes Iran-SHBA.
“Siç shkruhet edhe në marrëveshje, ata në Shqipëri janë si operacion humanitar dhe jo politik.Nuk besoj se kjo e ekspozon në mënyrë të veçantë Shqipërinë dhe nuk kemi arsye të besojmë këtë sepse jemi në kontakt premanent me aleatët tanë dhe kur është puna te inteligjenca ata janë të pakonkurrueshëm. Jemi në duar të sigurta kur është fjala te marrja e informacionit”, u shpreh Rama.
Diskutime rreth kësaj post