Sapo ka përfunduar mbledhja me kreun e opozitës, Lulzim Basha. Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, pjesë e Komisionit për Vlerësimin e Kandidaturave në PD, deklaroi se ka një prurje të jashtëzakonshme.
“Unë konstatova se ka një prurje jashtëzakonisht të pasur, çka tregon se propozimet e demokratëve kanë qenë serioze. Ne jemi të angazhuar për të zgjedhur vlerat më të mira të këtij kontingjenti, që përbëjnë burime njerëzore jo vetëm për PD, por edhe për Shqipërinë,” – tha Mustafaj.
“Shpresoj që të dal në fund të këtij procesi i paturpërua. Është detyra më e vështirë, më delikate dhe më komplekse që kam marrë përsipër,” – theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post