Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nw seancen e Kuvendit ka thwnw se me buxhetin e viti 2017 do të mundësojë zhvillim më të mirë ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës.
“Si kryeministër i vendit vlerësoj se kemi arritur që në vitin 2017 të ofrojmë një buxhet më të mirë për zhvillim të vendit. Si përkushtim për rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, ka thënë Mustafa.
Ai ka thënë se projektligji për Buxhetin 2017, është rezultat i një bashkërenditje të përbashkët në Fondin Monetar Ndërkombëtar, në mënyrë që të krijohen kushtet buxhetore
“Ky projekt ligj është rezultat i një bashkërenditje të përbashkët me FMN-në dhe me institucionet tjera ndërkombëtare në mënyrë që në të ardhmen të shfrytëzojmë fonde ndërkombëtare të cilat do të mundësojnë zhvillim ekonomik”, ka shtuar ai.
“Kosova ka pasur rritje ekonomike 4.1 për qind dhe sivjet presim që rritje të jetë më e lartë dhe po ashtu planifikojmë rritje më të lartë ekonomike për vitin 2017”, ka thënë Mustafa, derisa u ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë këtë buxhet.
Diskutime rreth kësaj post