Qeveria e Kosovës ka në plan të shpenzojë 50 milionë euro për veteranët e luftës, e kjo në përputhje me kërkesat e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ka thënë kryeministri Mustafa për Reuters gjatë një konference në Londër.
Kosova u pajtua për financim dhe marrëveshje dy vjeçare me FMN’në në korrik të vitit 2015 me vlerë 184 milionë euro (204 milionë dollarë), nga të cilat ka tërhequr deri më tani 71 milionë euro.
Mirëpo, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kritikuar rritjen e shpenzimeve publike kështu duke përfshirë edhe pakon e përfitimeve për veteranët e luftës.
Trajtimi i veteranëve të luftës së Kosovës që ndodhi gjatë viteve 90’të me Serbinë, është një çështje shumë e ndjeshme.
Kosova e shpalli pavarësinë e saj zyrtarisht në vitin 2008, por është njëri nga vendet më të varfra të rajonit. Kriza politike ka çuar që deputetët e opozitës të ndërprenë seancat parlamentare të vendit me gaz lotsjellës këta muajt e fundit.
Numri i veteranëve të luftës është rritur përtej asaj që kishim planifikuar dhe FMN ka vlerësuar se kjo do të destabilizojë buxhetin nëse nuk i kontrollojmë mirë këto shpenzime dhe ata besojnë se shuma prej 50 milionë eurosh nuk bën të kalohet”, ka thënë Mustafa për Reuters gjatë një konference në Londër
“Numri i veteranëve të luftës është rritur përtej asaj që ishte planifikuar fillimisht dhe FMN’ja ka vlerësuar se kjo do ta destabilizojë buxhetin nëse nuk kontrollohen mirë këto shpenzime dhe ata besojnë se shuma 50 milionë euro është një shumë të cilën ne nuk mund ta kalojmë”, ka thënë Mustafa për Reuters, transmeton Gazeta Express.
“Ne kemi folur me veteranët dhe kemi rënë dakord që ne duhet të bëjmë disa ndryshime në ligjin për veteranët e luftës dhe për format e aplikimit, duke shtuar norma të reja”, ka thënë Mustafa.
Mirëpo, sa i përket politikës në vend, Mustafa e ka hedhur poshtë mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.
“Duke parë situatën aktuale politike, zgjedhjet e parakohshme nuk zgjidhin asgjë, sepse forcat politike janë ashtu siç janë, vetëm do të përsërisnim të njëjtën gjë”, ka thënë Mustafa duke shtuar se mandati duhet të kompletohet.
Diskutime rreth kësaj post