Analisti Mustafa Nano komentoi deklaratën e Myslim Murrizit, i cili tha në një intervistë se njerëz të emëruar dikur nga Berisha janë sot deputetë të Edi Ramës, duke përmendur Benet Becin. Nano foli për ndryshimet mes dy kampeve, duke u shprehur se Rama i fitoi zgjedhjet sepse është një showman.
Deklarata e Nanos:
“Nuk e njoh atë person, por ka qenë i natyrës teknike. Kryeministrat emërojnë njerëz të tillë pavarësisht orientimit politik, nuk e shoh problemin te Benet Beci. E ka parë thjeshtë teknik, duke parë imazhin e mirë të tij në Shkodër. Ndryshimet mes partive janë në atë masë që ndryshojnë liderat, jo në programe. Basha u përpoq të bënte premtime, por ishin improvizime. E gjithë gara mes tyre ishte show dhe Rama e fiton që në nisje sepse është një showman dhe çdokush e ka të sigurt humbjen. Udhëheqësit nuk kanë një identitet të tyrin, e vetmja gjë që kanë është të vijnë në pushtet dhe bëjnë edhe premtime magjistarësh. Rama ka folur për miliarda dhe maja, Basha ka folur për udhëheqjen e tij përballë një diktatori”, tha Nano për MCN.
Diskutime rreth kësaj post