Kriza në PD dhe dy Kuvendet e së njëjtës parti me diferencë një javë janë në qendër të diskutimeve politike. Analisti Mustafa Nano deklaroi sot se me largimin e Berishës do të marrin fund dhe dallgët e akuzave që kurrë nuk provohen.
Pjesë nga intervista:
Pyetja: Z. Nano, politika po e ushqen publikun me një dallgë akuzash. Nga njëra anë Berisha akuzon Bashën për lidhje me krimin nga ana tjetër Basha akuzon qeverinë për lidhje me mafien. Por gjithçka mbetet në kuadër të akuzave. Çfarë domethënie ka kjo retorike, që në fund, nuk prodhon asgjë?
Nano: Kjo është retorika e politikës shqiptare në 30 vitet e fundit. Kjo është shpikje e Berishës dhe do të marrë fund me largimin e Berishës. Sa herë ai ngre tonet ai e bën për të manifestuar një nerv opozitar për të cilin ka nevojë opozita e edukuar me frymën berishiane. Ajo që tha Balla sot është e vërtetë, kjo lloj kulture do largohet vetëm me largimin e tij.
Diskutime rreth kësaj post