Gazetari dhe analisti Mustafa Nano ka folur për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke marrë shkas nga thirrja e kryetarit të Parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca, për të pasur një raport më të fortë.
Nano tha se marrëdhëniet mes vendeve ndikohen nga kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti, të cilët duken jo shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Deklarata e Nanos:
“Besoj se ndikon shumë antagonizmi i dy kryeministrave në marrëdhënien e dy vendeve , pra mes Shqipërisë dhe Kosovës, pasi ne i japim shumë ndikim kryeministrit. Për këta përveç fuqisë kanë një rol karizme të dy, si Rama ashtu edhe Kurti, dhe janë njerëz me ndikim, jo me pushtet. Besoj se marrëdhënia e tyre do vijë duke u përmirësuar, që të dy janë të kujdesshëm dhe të dy janë duke projektuar një marrëdhënie të mirë mes të dyve”, tha Mustafa Nano.
Diskutime rreth kësaj post