Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa thotë se në Bruksel asnjëherë nuk është diskutuar për ndërtimin e murit në urën e lumit Ibër.
Ai në Kuvendin e Kosovës, tha se qëndron prapa marrëveshjeve të nënshkruar në Brusel por shtoi se me “përgjegjësi të plotë them se në Bruksel nuk është diskutuar për murin”.
“Unë qëndroj prapa marrëveshjeve që i kam nënshkruar në Bruksel. Edhe prapa kësaj marrëveshje që ka të bëj me rikonstruimin e urës së Ibrit”.
“Unë me përgjegjësi, them se në Bruksel nuk uështë diskutuar për murin. Është diskutuar për rikonstruimin e urës, për krijimin e rrethrrotullimit. Ne kemi pranuar këtë marrëveshje për shkak të heqjes së barrikadave dhe të ketë lëvizje të qytetarëve”, tha Mustafa, raporton Gazeta Express.
Kryeministri Mustafa tha se pasi e kanë parë ndërtimin e murit e kanë thirrur Bashkimin Evropian dhe ndërtimet janë ndërprerë.
“Jo, për murin s’është diskutuar kurrë. Ne e kemi thirrur BE’në pasi e kemi parë ndërtimin e murit”, tha Mustafa.
Kryeministri Mustafa tha se Qeveria nuk do të pranojë që të dialogojë për murin dhe sipas tij ai duhet të hiqet.
“Ai mur duhet të shkojë. Ai mur duhet të hiqet. Për të nuk jemi marrë vesh andaj nuk ka dialog për këtë çështje”, tha Mustafa.
Diskutime rreth kësaj post