I pari i LDK’së Isa Mustafa thotë se partia që ai drejton do të votojë Demarkacionin me Malin e Zi nëse kryeministri Ramush Haradinaj arrin që kufirin ta zhvendos në Çakor dhe Zhlep.
Ish-kryeministri ripërsëriti se më shumë u beson Shteteve të Bashkuara se ndonjë eksperti të veçantë, duke thënë se Kosova nuk ka humb as një kilometër.
“Ne si LDK do ta votojmë demarkacionin me dy duart në qoftë se arrin z.Haradinaj që kufirin ta zhvendosë në Çakor edhe Zhlep. Asnjë prej deputetëve tanë nuk është që s’do ta votojë”, tha Mustafa në Rubikon të KTV-së.
Diskutime rreth kësaj post