Kryeministrit i vendit, Isa Mustafa në Konferencën Ndërkombëtare Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, të organizuar nga Ministri i Punëve të Brendshme, ka folur rreth ekstremizmit dhe radikalizmit.
Sipas Mustafës, kjo konferencë është e rëndësishme duke shtuar se ekstremizmi dhe radikalizmi janë dukuri që e rrezikojnë shoqërinë.
“Ekstremizmi dhe radikalizmi nuk e kanë një atdhe dhe ata e sfidojnë të gjithë botën. Ne kemi bërë përpjekje që të konstatojmë se cilët janë faktorët që shpien në radikalizëm dhe në luftimin e terrorizmit. Ne jemi në rrugë të mirë si Kosovë, në betejën tonë që ta mundim ekstremizmin dhe radikalizmin”, ka thënë Mustafa.
Tutje Mustafa ka thënë se kanë bashkëpunuar edhe me vendet fqinjë në luftimin e ekstremizmit duke thënë se këtë çështje nuk e ka lënë vetëm në duart e organeve, por sipas tij edhe shoqëria ka kontribuar në luftimin e lëtyre dukurive, përcjell “zeri.info”.
“Ne e kemi hartuar një ligj që e ndalon pjesëmarrjen e qytetarëve në luftëra të huaja. Kemi kërkuar që të jemi pjesë e organizatave siç janë Interpoli dhe Europoli, si dhe organizata të rëndësishme botërore që të jemi pjesë e koalicionit global që edhe Kosova si një vend i vogël ta jap kontributin e saj në luftimin e radikalizmit”, tha Mustafa.
Ndërkaq, Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka thënë që ky takim do të jetë një mundësi e mirë që të këmbej përvoja rreth një fenomeni i cili nuk është nacional, por, është një fenomen global.
“Ekstremizmi i dhunshëm kulmon në radikalizëm dhe terrorizëm. Kosova nuk bënë përjashtim nga prekja e kësaj të keqeje, mirëpo, Kosova në shumë pikëpamje bënë përjashtim në mënyrën se si i është qasur këtij problemi”, tha Hyseni.
Ai tha se ka ardhur në përfundim se sekularlizim dhe tolerancën mund ta ruajmë duke e përfshirë të gjithë spektrin në Kosovë.
Hyseni ka thënë se kanë ndërtuar një strategji të shkëlqyeshme për ta luftuar këtë të keqe.
“Ne synojmë që kjo strategji të jetë pjesë e të gjitha institucioneve dhe organizatave fetare në vend. Feja islame është fe e mirë, fe e paqes dhe e tolerancës. Ne si Ministri e Punëve të Brendshme në strategjinë që kemi ndërtuar me organizatat ndërkombëtare kemi arritur të krijojmë mekanizma referues që kontribuojnë në luftimin e ekstremizmit”, tha Hyseni, shkruan “zeri.info”.
Hyseni ka thënë se Kosova e ka aprovuar një ligj i cili e kundërshton pjesëmarrjen në luftëra të huaja.
Diskutime rreth kësaj post