Myslim Murrizi ka përshëndetur deklaratën e deputetit të PD-së, Agron Gjekmarkaj, i cili i kërkoi kryeministrit Edi Rama që të largojë ish-sigurimsat dhe spiunët nga Akademia e Shkencave dhe nga administrata e Shtetërore.
Ai shkruan se kjo kërkesë në fakt duhej bërë nga grupi parlamentar i PD-së, teksa shton se edhe ai vetë e ka bërë një kërkesë të tillë në vitin 2017, ndërsa Lulzim Basha heshte. Më tej ai i sugjeron deputetit Gjekmarkaj që të këmbëngulë në kërkesën e tij, ndërsa shprehet se ish-funksionarë të Partisë së Punës dhe të rinisë komuniste ndodhen në sallën e Kuvendit.
Postimi i plotë:
“E pershendes deklaraten e deputetit Gjekmarkaj sot ne Kuvend ku i kerkoi Rames te largoj ish sigurimsat dhe spiunet e tyre nga akademia e shkencave dhe nga administrata e Shteterore.Por do ishte mire qe nje kerkese te tille ta bente ne grupin parlamentar te PD, kerkese te cilen une e kam bere disa here ne vitin 2017 e qe Basha heshte sepse shihte fytyra te nxira e te verdha ne salle
Kembengul Agron dhe do te shohesh qe pothuajse ne çdo qark ke deputet qe kane perveç emrit qe Ti ju therret, edhe emra me iniciale nga ata qe ka botuar dje gazeta afer qeverise.Te rrekomandoj ti hedhesh nje sy librit te Aleksander Meksit “ DHJETOR 90” dhe do shikosh se ish funksionare te ppsh, te rinise komuniste, te frontit demokratik, etj i ke aty ne krahun Tend ne salle e rrotull Teje ne çdo institucion te ketij Vendi.
Kerkojua te 140 deputeteve te shkojne te marin çertifikaten e pastertise se figures Agron dhe do shohesh qe rreth 30 “ cope” deputet nuk kane kellqe te shkojne. Kerkoja Bashes Agron qe tua kerkoj Deputeteve te PD dhe do te shohesh qe mbi 17 “ cope” nuk kane kellqe Do te thote ndonje mender demutkrat ne komente qe pse thua qe ka spiune ne PD e jo ne PS.
Ne PS e kane per nder kush ka qene sigurims e spiune sigurimi se nostalgjia per rregjimin dhe origjina nga vijne, i ben krenare pse kane qene sigurimsa e ish spiune sigurimi. Po ne PD pse duhet te kete akoma sigurimsa, ish spiune sigurimi, ish komuniste dhe ish funksionare te ppsh e te rinise, frontit, bashkimeve profesionale etj , sot 31 vite neokomunizem????
Sa per ne Shtet ke plot Agron se ky Shtet prej 31 vitesh postkomunizem eshte drejtuar vetem nga ish komuniste, bijte e tyre dhe ish spiune te sigurimit. Ke plot 234 ne policine e Shtetit, ke 73 ne shish, ke ne ushtri, ke tek dsik, ke ne çdo ministri.
Madje edhe ai qe leshon çertifikaten e sigurise per Ty Agron apo per çdo Deputet, Minister, President etj, per te gjithe pushtetin gjygjesor per trupin diplomatik Shqiptare e per çdo funksionare te ketij shteti eshte nje ish sigurims nga nahia Jote Agron dhe quhet Mark Ndreca.
Prandaj qe te jesh korrekt ne kerkesen tende sot ndaj Rames, duhet qe mese pari te luftosh qe ti largosh nga PD, nga kryesia e PD nga keshilli kombetar, nga grupi yt parlamentare, nga drejtues te degeve te PD e pastaj te gjithe se bashku te luftojme qe te kemi nje Qeveri dhe nje administrate Shteterore pa ish komuniste, pa ish sigurimsa e pa ish spiune sigurmi. Se ndryshe i bie qe te mbash me goje grate e botes si “ k” kur ke plot “ k” brenda familjes.”-shprehet Murrizi.
Diskutime rreth kësaj post