Në fjalën e tij në seancën e sotme plenare, deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi e ka konsideruar të turpshëm ndryshimin ligjor për dëmshpërblim të familjeve të personave që humbin jetën aksidentalisht nga operacionet e policisë.
“Nuk dua të bëj politikë me fatkeqësinë e asnjë familjeje shqiptare, nuk i përkas individëve të politikës meskinë e që për vota i drejtohen me ‘turra lotësh’ familjeve në këto 30 vite. Kjo në funskion të një grushti votash më shumë. Akte normative për të dëmshpërblyer familjet që nga arroganca e shtetit kanë humbur njerëzit e tyre, janë akte të turpshme pasi qytetarët kërkojnë nga shteti mbrojtje dhe drejtësi”, tha Murizi.
Duke folur për ligji për prokuorimet publike Murrizi tha se lufta kundër korrupsionit nuk kërkon ligje më shumë sesa vullnet.
“Nuk besoj se ka pasur handikap në ligj që ka lejuar korrupsionin. Unë besoj se ka munguar vullneti për të mos futur duart në paratë publike. Ky ligj nuk kërkon shumë rreshta por kërkon që të mos ketë të pangopur, të babëzitur, të pafytyrë dhe me grykësi të pashoqe”, tha Murrizi.
Diskutime rreth kësaj post