Deputeti Myslim Murrizi ka prezantuar zyrtarisht logon e partisë së tij të quajtur Levizja Demokratike Shqiptare dhe ka dhënë një mesazh për të gjithë shqiptarët.
“Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare do te konkurojë në çdo qark vetëm me lista të hapura 100%. Nga vota e qytetareve do te mare mandat AI ose AJO kandidat qe merr nje vote me shume se koleget e tjerë në listë”, – ka shkruar Murrizi.
Postimi i Murrizit
“Me date 19 tetor 2020 u rregjistrua zyrtarisht ne gjykaten e rrethit gjygjesore Tirane si Parti Politike
LEVIZJA DEMOKRATIKE SHQIPTARE
Me nismen e 4 deputeteve Myslim Murrizi, Alban Zeneli, Halit Valteri dhe Arlind Çaçani si dhe mbeshtetur nga 4602 firmetare nga çdo qark krijuam nje subjekt politik.
Ndoshta e para Parti Politike qe eshte krijuar ne 30 vite pluralizem,pa ish komuniste, pa ish sigurimsa dhe spiune sigurimi, pa na i mbledhur firmat pushteti dhe Parti Politike qe nuk eshte “ shitur” nga njeri kryetare tek kryetari bleres siç ka jo pak te tilla
Ju “kerkojme “ndjese atyre qe kane programuar, dirigjuar apo strukturuar partite politike ne post-komunizen ne Shqioeri qe nuk i pyetem dhe nuk ju morem leje
Ju “kerkojme” ndjese edhe ish funksionareve te larte te ppsh dhe bashkepunetoreve te Ramiz Alise qe Partia Levizja Demokratike Shqiptare nuk eshte pjelle e tyre
Ftojme çdo Shqiptarë qe nuk merzitet nga ky fakt, ti bashkohet LEVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE per te ndikuar me fuqine e VOTES ne 25 prill 2021 per nje politike ndryshe
Partia Levizja Demokratike Shqiptare do te konkuroj ne çdo qark vetem me
LISTA 100% TE HAPURA
Nga vota e qytetareve do te mare mandat AI ose AJO kanidat qe mer nje vote me shume se koleget e tjere ne liste
Programi Yne eshte:
BETEJA ME 5 HAJDUTET DHE MASHTRUESIT HIPOKRIT
qe prej 30 vitesh tallen me Shqiptaret sikur luftojne njeri tjetrin por per 30 vjet ndajne tendera dhe pasurite publike se bashku
Kush vazhdon te besoj perseri tek kjo pesçe “ artistesh” dhe tek
“mrekullite” e programeve te tyre mashtruese, i urojme suksese
Ne Shqiperi kurre nuk ka patur ndarje ne Pozite dhe Opozite
Por ndarja ka qene ne:
PUSHTET dhe DEPOZITE
Pra tufat e hajduteve dhe mashtrueseve kane kembyer karriket me njeri tjetrin pas 8 vitesh
Do te ju lutem militanteve dhe sherbetoreve te 5 individeve qe kane kapur prej fyti Shqiperine prej 30 vitesh qe te mos me ndjekin me dhe te mos perpiqen te me bejne moral
25 prilli do te jete prova per te gjithe por me shume eshte PROVE PER SHQIPTARET se sa durim kane per ti mbajtur ne kurriz akoma kete shoqeri prej 5 “ kaposh” qe ju duket vetja si padrino te 5 milion SHQIPTAREVE “- shkruan Murrizi.
Diskutime rreth kësaj post