Myslim Murrizi pret që SPAK të ketë në fokus ata politikanë që kanë qenë elita e politikës në vend për më shumë se 20 e ca vite që i kanë tenderuar më shumë se 40 miliardë euro pasuri.
“Ne presim që SPAK të ketë në fokus ata politikanë që kanë qenë elita e politikës në vend për më shumë se 20 e ca vite që i kanë tenderuar më shumë se 40 miliardë euro pasuri.
Kjo besoj se ka qenë edhe nisma e SHBA-së dhe BE-së kur ndërmorën reformën në Drejtësi. Se nuk besoj se kanë pasur si qëllim arrestimin e një kryeplaku në ndonjë fshat të vendit për mos ruajtjen e rrënjëve të hasheashit.
Prandaj SPAK është krijuar për ata që janë të paprekshëm, ata që janë dhe kanë qenë banorë të sallës së kuvendit. Ne duhet të kemi modelin kroat, që u goditën rreth 60 ministra e zyrtarë të lartë. Prandaj SHBA-ja ua hoqi vizat. Ne presim një listë non grata”, tha Murrizi për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post