Deputeti Myslim Murrizi shprehet se nuk ka rëndësi periudha se kur SPAK do të nisë hetimet pasi për 30 vjet janë të njëjtët persona që vjedhin shqiptarët.
Sipas tij, mjafton që SPAK t’ju kërkojë të plotësojnë një formular për të deklaruar pasurinë dhe të gjithë do të përfundojnë pas hekurave.
Postimi i Murrizit:
“Qenkan merzitur shume dhe paskan debatuar fort hajdutet se mga cili vit duhet te filloj SPAKU hetimet!!!!!!
Nuk paskan qene dakort qe te filloj qysh nga viti 1991!!!
Po pse nuk jeni dakort o hajdute te babezitur????
Po ja e zeme so po e fillon 10 vjet me vone pra nga viti 2001, ju prap hajdute keni qene edhe nga kjo kohe
Po ta filloj nga viti 2005 a mendoni se keni qene te pastert nga ky vit??
Po mire le ta filloj nga viti 2009 çfare ndryshon per ju???
Pa le po e filloi nga viti 2013 kur u sulet si qent per gjah çfare do shohin Shqiptaret
Per sojin qe ka qeverisur Shqiperine ne keto 30 vite neokomunizen ,asnje pike rendesie nuk ka se nga cila periudhe duhet te filloj SPAKU hetimet ,sepse ju jeni e njenta tufe hajdutesh te pa ngopur ,qe keni talle trapin me Shqiptaret 30 vjet rresht sikur “ luftoni” njeri tjetrin ,dhe keni 30 vjet qe rreth 30 individe pa karakter pa moral pa dinjitet, vidhni bashke
Per te hetuar babezine tuaj, bemat tuaja, vjedhjet tuaja, pa ngopshmerine tuaj, hipokrizine tuaj, paturpesine tuaj, mashtrimet tuaja, nuk ka nevonje fare per 30 vite
Ju mjafton tu hetosh, survejosh, pergjosh, vezhgosh, tu besh llogari koston e jeteses vetem 30 dite,apo 30 ore gjithsej dhe nuk ka gjykate e posaçme qe ju ben derman
Sepse soj juaj nuk ka orar pertypje por vetem ha çdo moment
Ha pa pushuar kurre çdo gje qe ju kap dora, syri, xhepi dhe percillni ne stomak çdo lloj pislliku te kesaj bote ne babezine tuaj te pashoq
Per tufen tuaj te pa ngopur, SPAKUT do ti duhej vetem 30 minuta per sejcilin prej jush qe te plotesonit nje formular ku te vertetonit origjinen e parave tuaja te konvertuara ne vila miliona euroshe pas TEGUT, para TEGUT, ne Gjirin e Lalzit, ne Palase, tek Kodra e Diellit, ne Razem, Hamallaj, Dhermi e Drimadhe dhe ju te gjithe do te perfundonit ne burgun e Reçit
Pa le kur “ ustallaret” matane oqeanit tu verifikojne te tjera pasuri jasht Shqiperise, atehere burgu do ju duket si hotel sheraton.”-tha Murrizi.
Diskutime rreth kësaj post