Deputeti Myslim Murrizi, në një deklaratë për mediat ka reaguar në lidhje me protestën e naftëtarëve të rafinerisë së Ballshit. Sipas tij askush nuk flet për ta, pasi ndajnë pazaret në pjesën e naftës.
Murrizi deklaroi se prej 12 vitesh kompania Bankers Petroloum, nuk paguan asnjë lek për akcizën. Murrizi po ashtu nënvizoi edhe faktin se investitorët amerikanë janë larguar nga vendi.
“Jam këtu për të denoncuar heshtjen e qeverisë për 850 punonjës të rafinerisë së naftës në Ballsh. Protesta e tyre ka rënë në vesh të shurdhët, sepse askush nuk flet për to. Prej vitit 2008 qeveritë e këtij vendi ndajnë pazare me pjesën e naftës dhe Bankes Pterolumun. Prej 12 vitesh kompani që merr energjinë nëntoksore të shqiptarëve nuk paguan asnjë lek. Nafta ikën në tregjet e botës me një çmim 15 euro më lirë sesa shitet në vend.
Si deputet jam drejtuar autoriteti të konkurrencës. Për të vetmit rast që autoriteti nuk ka marrë asnjë vendim është rasti abuzimit, ndaj kontratës që ka me çmime më të lira. 100 milionë herë është gjobitur Bnakers Petrolomun, për mos pagesë akcize. Nuk është ekzekutuar vendimi i drejtorisë së përgjithshme në doganë. Të ngrihen dhe të reagojnë për një të drejtë legjitime.
Vëmë re që burimet e naftës minierat, aeroportin e kanë kinezët. Rusët po vijnë vërdallë për vendburimin e naftës. Amerikanët nuk shoh gjëkund në asnjë cep të ekonomisë shqiptare.” – u shpreh Murrizi.
Diskutime rreth kësaj post