Në komisionin e Ekonomisë ka marrë fjalën edhe nënkryetari i Kuvendit Myslym Murrizi i cili theksoi se komisioni i Ekonomisë i mbledhur për shkarkimin e Malajt është dyfytyrësi pasi vendi nuk ka ende Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit të cilit i ka mbaruar mandati prej 13 muajsh. Sipas Murrizit ka gjëra më të rëndësishme për të nxituar siç është zgjedhja e Kreut të KLSH.
“Jam njohur me raportin si anëtar zëvendësues si këtij komisioni dhe po po më duket sikur është duke u bërë gjyqi i Kadri Hazbiut. Duhet ta dinë të gjithë që koha kur dënoheshin njerëz në sallën e Komitetit Qëndror ka shkuar në P..S…, ka kohë ka tridhjetë vjet gati.
Nuk guxojmë ta hapim televizorin se shohim gjithandej surratin e tij dhe ju s’guxoni të flisni, flisni ore pse nuk flisni, kush ju ka kapur prej fyti?
Ka 13 muaj që ka mbaruar mandati i Kryetari të Kontrollit të lartë të shtetit, ju s’keni akoma Kryetarin e Kontrollit të lartë të Shtetit, ju doni të hiqni Benit mandatin, është qesharake. Pse nuk zëvendësoni Kryetarin e KLSH?? Se nuk bini dakord për atë që do ju ngrohë petullat.
Kështuqë kjo që po bëni është një falsitet, ngutje, nxitim, grykësi për të tulatur çdo njeri që ka mendimin e tij dhe ky është një qëndrim me dy standarde, jeni pa kurajo për të mbajtur qëndrim ndaj atyre që u prishet terezia”, tha Murrizi.
Diskutime rreth kësaj post