Deputeti Myslim Murrizi shpërtheu sot në Kuvend ndaj Institutit për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit. Sipas Murrizit, ku institut duhet të hapi dyert dhe shqiptarët të shikojnë se çfarë politikanësh kanë sot në sallën e Kuvendit.
“Nuk shoh që ka nxjerr ndonjë gjë në dritë nga e kaluara e errët e historisë së shqiptarëve në vitet 45-90. Le ti hapin dyert e atij instuitucioni që të shikojnë shqiptarët se cfarë pelivanlliqesh kanë bërë aktorët e kësaj salle në kurriz të shqiptarëve, edhe regjimi që ka qenë edhe në këto 30 vite”, u shpreh ndër të tjera Murrizi, duke akuzuar PS dhe PD për kompromise.
E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e ministres Elisa Spiropali, e cila u shpreh se PS ka bërë kompromise me PD sa herë që kjo e fundit “ka dalë nga binarët”.
“Sa herë që partia juaj ka dalë nga binarët, në 30 vite, partisë sonë i është dashur të bëjë kompromise. I është dashur të lëshojë pushtet për të bërë shtet. Nëse është mëkat, po e mbajmë.
Meqë përmendët spiunët e komunizmit, ai që ishte dhe është kryetar i PD, dosjet e komunizmit i ka përdorur si armë për këdo që ishte në partinë e tij, për t’ia tundur dosje. Dhe për t’i thënë rri këtu, bëj dëm Shqipërisë deri në fund se ti nxora dosjet. Kurse ne bëmë ligjin, se në funksionojmë me sistem”, u shpreh Spiropali.
Diskutime rreth kësaj post