Kreu i grupit parlamentar demokrat në Kuvend, Myslim Murrizi tha për mediat se 29 deputetë opozitarë kanë firmosur dokumentin për votimin me lista të hapura. Murrizi ndër të tjera ka kërkuar edhe largimin e Rudina Hajdarit, me arsyetimin se ndan të njëjtat mendime me Damian Gjiknurin.
Murrizi ka thënë se grupi parlamentar demokrat në Kuvend, së bashku me dy grupet e tjera parlamentare, kanë propozuar që znj.Rudina Hajdari të zëvendësohet dhe postin e bashkëkryetarit të Komisionit për Zgjedhoren ta marrë z.Myslim Murrizi.
Ai ka thënë për mediat se nuk është shkarkim, por zëvendësim, pas 8 votave pro të grupit parlamentar demokrat dhe dakortësisë me gupet e tjera që drejtohen nga Nimet Musai dhe Edmond Stojku.
Murrizi sqaroi se ditën e djeshme i është paraqitur Kuvendit një kërkesë për të zëvendësuar Rudina Hajdarin si bashkëkryetar e Komisionit për reformën zgjedhore dhe në vend të saj të emërohet Myslim Murrizi.
Sipas Murrizit, Hajdari nuk mund të përfaqësojë më opozitën parlamentare pasi ka firmosur një marrëveshje që nuk janë dakord dhe nuk e votojnë në kuvend.
Pyetje: A do ta shkarkoni znj.Rudina Hajdari nga posti i bashkëkryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore?
Murrizi: “Nuk është shkarkim, ne e kemi dërguar një kërkesë të tillë më 8 vota pro dhe të mbështetur nga dy grupet e tjera, të zëvendësohet Rudina Hajdari dhe bashkëkryetar të jetë Myslim Murrizi. Nuk mund të pranojmë që nga firmosja në Këshillin Politik një marrëveshje që opozita parlamentare nuk e njeh besoj është më e moralshme që të mos drejtohet nga dy bashkëkryetar që janë në të njëjtin mendim dhe kundër mendimit të 29 deputetëve. Ne kemi të drejtë të kërkojmë vendin që na takon dje ka vajtur dhe shkresa zyrtare”.
Diskutime rreth kësaj post