Ndërpriten përkohësisht punimet te muri i Mitrovicës. Agjencia e lajmeve KosovaPress raporton se puntorët të cilët po punonin në mëngjes e kanë ndërprerë punën, pasi filluan të ulin lartësinë e tij nga 2 metra, në 1 metër e 30 centimetra.
Por inspektorët e Ministrisë së Mjedisit të Kosovës kanë dorëzuar urdhrin për shembjen e murit, por kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiç u ka thënë se muri nuk do të shembet pasi sipas tij, ky ndërtim është në kuadër të marrëveshjes të ndërmjetësuar nga BE. Sipas tij, ky mur do të rrethojë shëtitoren.
Mbrëmjen e së enjtes, zyra e BE në Prishtinë lëshoi një deklaratë ku njoftonte se pas takimit me të dy palët është rënë dakord që hapësira të lihet e lirë për qarkullim dhe se afati i fundit është data 20 janar.
Opozita në Prishtinë e cilëson këtë mur si thellim të ndarjes së Republikës së Kosovës.
Diskutime rreth kësaj post