Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Roza Lati ka festuar dje 36 vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë për të moderatorja ka organizuar një darkë private, ku të ftuar ishin edhe disa ish-banorë me të cilët ajo vazhdon të ruajë raporte shumë të mira.
Ka qenë vetë Roza e cila ka ndarë disa video me momente nga darka ku shihet se të pranishëm janë: Julian Deda, Françeska Murati, Fation Kuqari, Ledjona Xheladinaj, Erjola Doçi dhe Elvis Myrta.
Ajo që u vu re është mungesa e Rike Roçit, me të cilën Roza ka patur një raport miqësor shumë të ngushtë brenda shtëpisë. Rike zgjodhi gjithashtu që të mos bënte asnjë urim publik në rrjete sociale dhe të gjithë jemi kuriozë të dimë sesi çfarë po ndodh me miqësinë mes dy vajzave.
Diskutime rreth kësaj post