Mungesa e puntorëve duket se është një problem kohët e fundit në tregun shqiptar, ku Musli Rexhmati, i cili prej 20 vitesh ka një lavazh në Tiranë, ku lahen makina dhe tapeta, ka mungesë stafi.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen drejt këtij lavazhi, është tabela që ai ka vendosur, ku kërkon puntorë me një pagë shumë ta lartë prej 900 mijë lekë në muaj.
“Ne po kërkojmë staf dhe pagesa është 900 mijë lekë në muaj, plus siguracione”, tha ai për Top Channel.
“Po qeshin të gjithë mendojnë se është shaka, por e vërteta është se unë nuk bëj shaka. Ne kemi më shumë se 20 vite që ushtrojmë këtë aktivitet, puna shkon mirë po duhet rritur shërbimi dhe kjo arrihet duke pas staf të mirë. Po nuk po gjejmë staf”, tha Musli Rexhmati.
Prej dy muajsh 38-vjeçari në kërkim të lavazhierëve, edhe pse pagën e lavazhierit e ka tre fishuar, rroga prej 900 mijë lekëve të vjetra në muaj sipas tij nuk po josh njerëzit.
“Jam detyruar të 3 fishoj rrogën për të pas stafin e mirë, kam vënë një tabelë aty 900 mijë lekë plus sigurime thjesht mos të mbes pa staf. Ka nja dy muaj që e kam vënë se kam hequr pasi nuk kam stafin që dua. Për momentin unë kam nevojë për 7 veta, por më duket si e vështire”, u shpreh ai.
Me mungesën e fuqisë punëtorë nuk po përballët vetëm Musliu, të njëjtin problem e gjejmë edhe në sektor të ndryshëm.
Diskutime rreth kësaj post