Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka bërë thirrje qeverisë që të ndalojë eksperimentet me Kosovën në rrafshin e brendshëm dhe atë të jashtëm. Kreu i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri, deklaroi se mungesa e kryeministrit Albin Kurti në takimin informal të Tiranës tregon logjikën e mbrapsht, inatçore dhe autoritare të një njeriu që udhëheq Kosovën.
“Mos shkuarja e Kryeministrit Kurti në një takim joformal i ftuar nga kryeministri i Shqipërisë tregon logjikën e mbrapsht, inatçore, logjikën autoritare të një njeriu që udhëheq Kosovën. Është e papranueshme që Kosova të përjashtohet nga të gjitha tryezat. Kjo është joshtetformuese”, tha Besnik Tahiri, shef i grupit parlamentar i AAK.
Nw takimin e thwrritur nga Rama ishin tw pranishwm kryeministrja serbe, Ana Brnabic, ai maqedonas, Dimitar Kovaçevski, ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviç si dhe Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhely.
Fokusi i diskutimeve ishte edhe financimi që Bashkimi Europian parashikon t’i akordojë gjashtë vendeve të rajonit.
Diskutime rreth kësaj post