Pas rrëzimit të ankimimeve të PD e LSI për Shkodrën dhe Korçën, përfaqësuesi i LSI, Altin Kaziaj ka reaguar lidhur me mungesën në seancën e orës 11:00. Ai sqaroi se mungesa në seancat për shqyrtimin e ankimimit të PD e LSI, nuk është tërheqje nga beteja.
Deklarata e Kaziajt:
“Dua të informoj opinionin publik se ditën e sotme LSI ka dërguar një shkresë lidhur me shtyrjen e seancës për Qarkun e Shkodrës për shkak të pamundësisë për të qenë në këtë seancë, nuk jemi tërhequr nga rruga për ti shkuar deri në fund këtij procesi zgjedhor, ndonëse vendimet e Kolegjit nuk kanë qenë në përputhje me ligjin, e pa asnjë surprizë vendosën të rrëzon kërkesat e PD-AN dhe LSI, e po pa surpriza do jenë edhe vendimet për qarqet e mbetura Fieri dhe Elbasani.”, tha Altin Kaziaj.
Diskutime rreth kësaj post