Dea dhe Amosi, ishin banorët që munguan në dasmën e Kiarës dhe Luizit, gjë që si pëlqeu aspak çiftit, ku ditën e djeshme, gjatë sfidës së rezistencës, Kiara u përplas me Amosin, duke i thënë se ishte xheloz që nuk iu dha atij mundësia për të bërë dasmë me Dean.
Më pas në një bisedë me Luizin tregoi që nuk po arrinte dot të mbante më atë që mendonte, ndaj zgjodhi të përballej me të.
Kiara: “Më ngriti nervat ai Amosi. Ia thashë, s’po mbaja më”.
Luiz: “Sa kam qejf kur të shoh duke bërë debat. Ke marrë një vetëbesim”.
Kiara: “Nuk ka lidhje me vetëbesimin, por kam inat kur më bëjnë për budallaqe. Më ikën truri. Mos më nxjerri mua justifikime që kam qenë sëmurë. Janë xhelozë“.
Diskutime rreth kësaj post