Analisti Preç Zogaj, e sheh vendimin e Gjykatës për vulën e PD, si një mundësi bashkimi mes dy grupimeve për takticizëm që çon drejt daljes me kandidat të përbashkët, duke u ngritur sipas tij mbi paragjykimet.
Zogaj tha në News24 se nuk dëshiron të komentojë vendimin e Gjykatës, por se ky është momenti që dy grupimet të reflektojnë.
“Mendoj se është një vendim gjykate që kthen në pikën e nisjes konfliktin, apo mosmarrëveshjen, dhe u jep mundësi të gjithëve që të reflektojnë në funksion të bashkimit.
Ky vendim ua krijon këtë mundësi, ky është vendimi politik. Vlerësimi juridik, unë kam predikuar dhe predikoj respektin e gjykatave.
Pluralizmi ekziston në Shqipëri, këtu kemi palë politike. Deri në këtë moment kemi një opozitë të fragmentuar, por ekziston, si të jetë një e vetme, si të jenë tre, pluralizmi ekziston, kjo është retorikë pa sens.
Dalje me kandidat të përbashkët, ky është sugjerimi që bëj unë për këto zgjedhje, duke vendosur komunikim për një takticizëm zgjedhor që respekton identitetin e secili grupim. Por vendimi i sotëm ka krijuar një situatë të re, siç tha Alibaj s’ka vend për të kënduar fitoren. Se fitore brenda llojit nuk ka, e vetmja fitore është se PD i kthehet mundësi për t’u bashkuar rreth orientimit euroatlantik.
Por sesi mund të reagojnë ato, nuk di ta them”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post