THIRRJE PER APLIKIME
Në kuadër të projektit “Rinia Shqiptare në Veprim”, Organizata CoDe Albania – COHERENT DEVELOPMENT ALBANIA, shpall thirrjen për aplikime për të rinj të mbështetur nga OSHC që ushtrojnë veprimtarinë në Tiranë.
Objektivi i thirrjes: “Angazhimi i të rinjve në hartimin dhe zbatimin e projekteve/ndërhyrjeve të cilat promovojnë dhe inkurajojnë rininë shqiptare për pjesëmarrje në proçeset e demokratizimit dhe integrimit të vendit në BE”. Të identifikojmë mundësi të reja për fuqizimin e rolit të rinjve shqiptarë, në një shoqëri në ndryshim dhe transformim.
Minimumi i grantit për projekt: 160.000,00 Lek
Maksimumi i grantit për projekt: 200.000,00 Lek
Kohëzgjatja e projektit: 3 muaj (25 prill – 25 korrik)
Aplikantët, janë të mirëpritur të dorëzojnë projekt-idenë dhe buxhetin sipas formateve, që i gjeni në adresën e website të CoDe Albania: http://www.codealbania.org
Luteni t’i bashkëngjitni dokumentet në vijim me Formën e Aplikimit
1. Kopje te CV dhe ID të aplikantit.
2. Dëshmi penaliteti të aplikantit.
3. Kopja e Çertifikatës së regjistrimit të organizatës mbështëtëse.
4. Kopja e Statutit të Organizatës / Shoqatës mbështëtëse.
5. Bilanci buxhetor dhe deklarata e të ardhurave për 2 vitet e fundit, të Organizatës mbështëtëse.
6. Ekstrakt historik nga gjykata për Organizatën mbështëtëse.
7. Deklaratë e nënshkruar e Organizatës mbështëtëse në projekt lidhur me mbështetjen e aplikantit për zbatimin dhe monitorimin e projektit.
8. Nëse projekti ofron bashkë-financim nga burime të tjera, kërkesa duhet të shoqërohet nga një dokumentacion përkatës.
Projekt – propozimet të dërgohen me e-mail deri më 18 Prill 2017 në adresën: i[email protected]
Diskutime rreth kësaj post