Një uragan i kategorisë së parë do të godasë kontinentin europian rreth datës 13 shtator. Ky është paralajmërimi që vjen nga Shtetet e Bashkuara.
Sipas një publikimi zyrtar të Qendrës Meteorologjike Amerikane, NOAA, uragani është i kategorisë së parë dhe do të vijë nga Atlantiku duke u futur deri në Mesdhe, pranë Shqipërisë dhe Italisë.
Uragani i kategorisë së parë quhet stuhia ku era arrin deri në 153 kilometra në orë. Pasojat maksimale të zonave që goditen nga kjo kategori janë dëme të kufizuara në godina dhe pemë, ndërsa parashikohen përmbytje në zonat bregdetare me ngritje të ujit deri në 50 centimetra mbi nivelin e detit.
Diskutime rreth kësaj post