Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se është optimist se brenda pak muajsh mund të arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një intervistë të dhënë për median zviceriane “Blick”, Kurti tha se duhej që në marrëveshje të përfshihen të dy palët dhe që BE dhe SHBA-të të ndërmjetësojnë për këtë gjë.
Ndërsa, sa i përket situatës në veri të Kosovës, kryeministri tha se për momentin situata është e qetë.
“Unë jam optimist se një marrëveshje mund të arrihet brenda pak muajsh nëse ekziston vullneti për të arritur një marrëveshje – dhe mbështetja e Perëndimit demokratik, pra BE-së, NATO-s, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. Unë kam shprehur vullnetin tim për ta bërë këtë.
Por për një marrëveshje duhen dy palë. Për të pasur paqe afatgjatë, siguri dhe stabilitet rajonal, Serbia duhet të distancohet dy herë: nga e kaluara e Millosheviqit dhe tani nga Putini. Sepse Serbia po i afrohet gjithnjë e më shumë Rusisë. Putin dëshiron të nxisë konfliktin me Kosovën”, u shpreh Kurti.
Diskutime rreth kësaj post